Misioni

Misioni ynë është edukimi politik i qytetarëve, me fokus te të rinjtë, në frymën e vlerave politike demokratike, si dhe zhvillimi, promovimi dhe avokimi për politika publike në fusha të ndryshme të jetës shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon.

Qëllimet dhe detyrat themelore

  • Promovimi i edukimit politik në frymën e vlerave demokratike, si mjet për përforcimin e vetëdijes për përfitimet e demokracisë dhe ndërtimin e një rendi të qëndrueshëm demokratik.
  • Mbështetja e dialogut shoqëror për zgjidhjen e problemeve shoqërore nëpërmjet konsensusit, duke i tejkaluar linjat ideologjike, etnike dhe fetare.
  • Zhvillimi i politikave publike nëpërmjet hulumtimeve të bazuara në prova dhe me një qasje gjithëpërfshirëse (inkluzive).
  • Promovimi i politikave publike me qëllim të zmadhimit të vetëdijes shoqërore për t'u përballuar me problemet dhe sfidat aktuale shoqërore.

Informacione të përgjithshme

Emri i Shoqatës: Shoqata për Edukim dhe Politika Publike, Qendra Presidenciale STEVO PENDAROSKI - Shkup.

Emri i shkurtuar: Qendra Presidenciale STEVO PENDAROSKI - Shkup.

Kontakti: contact@pendarovskicenter.mk

 

Shoqata për Edukim dhe Politika Publike
contact@pendarovskicenter.mk