Jehona e Demokracisë: Mesazhet politike të Ballkanit Perëndimor dhe rruga përpara - Shkolla për Profesionistë të Rinj
“Jehona e Demokracisë: Mesazhet politike të Ballkanit Perëndimor dhe rruga përpara - Shkolla për Profesionistë të Rinj” është një nismë në kohën e duhur dhe inovative që synon të fuqizojë gjeneratën e re të liderëve për të përforcuar qëndrueshmërinë demokratike, për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe për të lehtësuar integrimin euroatlantik në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Ky projekt financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Ballkanin Perëndimor (Open Society Foundation for the Western Balkans) dhe udhëhiqet nga Shoqata për Edukim dhe Politika Publike, Qendra Presidenciale Stevo Pendarovski - Shkup. Projekti është në përputhje me misionin e Qendrës për promovimin e vlerave demokratike, përforcimin e liderëve të ardhshëm dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal.
Qëllimi i përgjithshëm
Të fuqizohet gjenerata e re e profesionistëve të rinj nga Ballkani Perëndimor me kompetenca të përmirësuara demokratike, aftësi për mendim kritik dhe një kuptim të nuancuar të dinamikës politike rajonale, duke nxitur angazhimin e tyre aktiv në proceset demokratike.
Muzeu digjital
Zhvillimi dhe përdorimi i “Muzeut digjital të mesazheve dhe retorikës politike”. Kjo platformë onlajn do të kuratojë dhe kontekstualizojë sllogane politike, parulla dhe retorikë publike nga zgjedhjet dhe protestat në Ballkanin Perëndimor. Do të shërbejë si arkiv digjital dhe mjet edukativ, duke u mundësuar pjesëmarrësve të analizojnë në mënyrë kritike komunikimin politik dhe ndikimin e tij në zhvillimin demokratik.
Aktivitetet kryesore: Shkolla për Profesionistë të Rinj
Thelbi i projektit është një shkollë politike e cila përbëhet nga:
Tri module intensive me fokus në:
- Moduli 1: Bazat e demokracisë dhe angazhimi qytetar.
- Moduli 2: Lëvizja nëpër rrugën evropiane: Mundësitë dhe dilemat.
- Moduli 3: Gjeopolitika, identiteti dhe politika kulturore në Ballkanin Perëndimor.
Dy tryeza të rrumbullakëta publike me ekspertë dhe publikun e gjerë.
Përgatitja e shkresave/rekomandimeve të shkurtra politike nga pjesëmarrësit, të cilat do të shpërndahen me rrjetet përkatëse, delegacionet e BE-së dhe organet qeveritare.
Grupi i synuar (Target Group)
20-25 profesionistë të rinj shumë të motivuar (të moshës 23-40 vjeç) nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Pjesëmarrësit janë profesionistë nga sektori civil, liderë të rinj në politikë, gazetarë dhe aktivistë të rinj.
Shoqata për Edukim dhe Politika Publik
contact@pendarovskicenter.mk
